SONDAZH ITALIAN NXJERR SHQIPTARET "ME TE FRIKSHEM"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SONDAZH ITALIAN NXJERR SHQIPTARET "ME TE FRIKSHEM"

Mesazh nga **_THE GODFATHER_** prej Wed Mar 19, 2008 4:52 pm

Gati gjysma e italianeve ka frike nga shqiptaret.
Kjo situate del ne pah nga nje sondazh i SWG per te perjavshmen ‘Donna Moderna’ bere me nje kampion prej 500 personash te moshes nga 18 deri ne 64 vjeē.
[url=]<img src="http://www.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2007/05/donna.jpg" alt="">[/url]
Pas shqiptareve (nga te cilet ka frike rreth 42 % e te intervistuarve) vine rumunet (37 % e te anketuarve i etiketojne si scansafatiche (term qe perdoret per te etiketuar nje person qe nuk ka deshire per pune).
Nga marokinet dhe imigrantet arabe ne pergjithesi, kane frike rreth 10% e italianeve.
Frika nga te huajt eshte e lidhur sipas ketij sondazhi nga te qenit klandestin i tyre.
Mendojne se imigrantet jane hajdute (42 % e kampionit), shperndares droge (28 % e te anketuarve), 17% mendojne se te huajt vjedhin dhe 11% lidhin imazhin e te huajve ne Itali me dhunen seksuale (stupro).
Ky sondazh vertetoi edhe njehere se si perceptimi qe italianet kane mbi te huajt imigrante eshte produkt i paragjykimeve, dhe i ‘dhunes’ sistematike qe mediat ushtrojne mbi opinionin publik dhe i impresioneve te gabuara, rezultat i te ashtuquajturve ‘luoghi comuni’. Pershembull perceptimi i numrit te imigranteve ne Itali nga publiku i intervistuar eshte 5 milion ndersa numri i pergjithshem i te huajve ketu, sipas te gjitha statistikave eshte 3.3 milion. Po keshtu edhe per sa i perket numrit te klandestineve qe perceptohet ne gjysmen e e imigranteve prezente, ndersa realiteti dhe statistiket flasin per rreth 20% te totalit (rreth 600.000 klandestine).
Nje tjeter paragjykim mbi te huajt eshte ai i papunesise dhe per vete natyren e tij ēon ne lindjen e frikes dhe te mendimit sipas te cilit kush nuk punon jeton me ane te aktiviteteve te jashteligjshme. Ne fakt, me shume 60% e te intervistuarve mendojne se gjysma e imigranteve qendron ne Itali pa punuar rregullisht, por ky paragjykim hidhet poshte nga shifrat konkrete te punesimit sipas te cilave 72% e te huajve punon rregullisht.

_________________
Nothing can be so amusingly arrogant as a young man who has just discovered an old idea and thinks it is his own.

**_THE GODFATHER_**
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 114
Location : ITALIA
Registration date : 27/02/2008

Shiko profilin e anėtarit http://milan.forumandco.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi