KAFJA, NDIKIMI I SAJ NE SHENDET

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KAFJA, NDIKIMI I SAJ NE SHENDET

Mesazh nga **_THE GODFATHER_** prej Tue Apr 01, 2008 11:47 am

Kafja, ndikimi i saj ne shendetin

Prejardhja e kafes ėshtė Etiopia! Aty u zbulua pėr herė tė parė qindra vjet pėrpara. Dy llojet mė tė rėndėsishme tė kafes janė Coffea Arabea dhe coffeaConefora robusta. Fruti i kafes pėrmban 2 fara- kokrrat e kafes, dhe nevojiten 6-14 muaj qė tė piqen. Njė pemė e vogėl prodhon 2,5kg frut nė
vit qė japin 500gr kafe jeshile dhe 400gr kafe tė pjekur.Kulmi i prodhimit tė saj ėshtė nė vitin e 8-tė me 10-tė dhe nga viti I 25-tė fillon tė bjerė.
KUSH PRODHON DHE KUSH PI?
Prodhimi mbarė botės u rrit rreth 46% nga 1960-ta nė 1990-ėn. Tre vendet e para prodhuese janė Brazili, Kolumbia dhe Indonezia dhe pastaj vijnė Meksika dhe Guatemala. Gjithsesi 2/3 e prodhimit i mbulojnė Amerika
Qėndrore dhe e Jugut ndėrkohė qė konsumi mė i madh i kafes ėshtė nė vendet perėndimore. Sipas konsumit mė tė madh renditen Skandinavia (10kg nė vit pėrperson). Mė pas vijojnė vendet gjermanofolėse (6-9kg),
Franca, USA dhe Kanadaja (4 -5 kg), si dhe vendet mesdhetare.
Pėrmbajtja e kafeinės nė 150ml tė pijeve tėmėposhtme:
Kafe e bluar (kafe turke) 90mg
Kafe e momentit (neskafe) 60mg
Ēaj 40mg
Coca cola 16mg
Kakao 4mg
Dekafeinato 3mg
NGA PEMA NĖ FILXHAN
Nė vendet prodhuese farat e kafes mblidhen me duar ose nė mėnyrė mekanike, duke zhveshur lėvozhgėn nė mėnyrė qė tė ndahen 2 kokrrat, lahen, thahen dhe vendosen nė thasė. Nė vendet e konsumit kokrrat e kafes pėrzien pėr 10-15minuta nė temperaturė 100 deri nė 230o C, kėshtu qė dehidratohen (pėrmbajtja e ujit ulet nga 10% deri nė 1,3%), zverdhen
dhe sė fundmi bėhen ngjyrė kafe e errėt, dhe njėkohėsisht pasurohen me
aromėn e tyre. Nė vijim kafja bluhet trashė, mesatarisht (kafja e filtrit), hollė (ekspresi),ose shumė hollė (kafjaturke). Largimi I kafeinės kryhet me teknikė mė tė komplikuar duke dhėnė kėshtu kafen pa kafeinė.
PĖRBĖRĖSIT E KAFES
Pėrbėrėsit e ndryshėm qė ndodhen nė kafe janė mė shumė se dymijė! Mė tėrėndėsishmit nė sasi janė karbohidratet (34% e masės sė thatė tė kafes sė pjekur),yndyrnat (17%), proteinat (14%), acide tė ndryshme, kripra metalesh (4%), dhe kafeina (1%). Ekzistojnė gjithashtu dhe vitamina si B3 (ose ndryshe acidi nikotinik). Kafeina pėrmbahet edhe nė pije tė tjera, por nė sasi shumė mė tė vogla. Kėshtu pėr shembull nė qoftė se kafja pėrmban
90mg nė 150ml, ēaji pėrmban 40mg, koka kola 16mg dhe kakaoja 4mg. Kafja pa kafeinė pėrmban vetėm 3mg /150ml. Kafeina ėshtė substanca pėrgjegjėse pėr ndikimin e kafes nė sistemet e ndryshme tė trupit siē do
shohim mė poshtė.
NDIKIMI I KAFES NĖ ORGANIZĖM
Shumė janė thėnė pėr ndikimin e kafes nė shendetin e njeriut. Analiza e rezultateve tė studimeve tė shumta qė janė bėrė deri tani ka nevojė pėr shumėkujdes,sepse ka ndryshime nga njeriu nė njeri, si mosha, doza e pėrditshme e kafes,konsumi paralelisht i alkolit,si dhe zakone si duhanpirja.
Personat e moshuar janė mė tė ndjeshėm ndaj ndikimit tė kafeinės, sidomos pėrsa i pėrket gjumit. Kurse fėmijėt nuk duken mė shumė tė
ndjeshėm sesa tė rriturit nė doza tė lehta kafeje. Te duhanpirėsit ndikimi i kafeinės ėshtė mė i vogėl , kurse konsumi i alkolit apo pėrdorimi i kontraceptivėve ulin largimin e kafeinės nga organizmi.Ndikimi i njohur i kafeinės i referohet sistemit nervor. Nė doza tė logjikshme pėrmirėson aftėsitė mendore sepse shkakton rritje tė “vigjilencės” si dhe forcon memorjen. Nė tru kafeina shkakton kontraktim tė enėve tė gjakut kurse
nė enėt periferike shkakton relaksim tė tyre. Pra nuk ėshtė rastėsi qė pėrdoret nė ilaēet kundėr migrenės.Por, doza tė ekzagjeruara tė kafeinės
shkaktojnė nervozizėm,ankth dhe pagjumėsi.Nė mė tė shumtėn e njerėzve simptomat e padėshiruara shfaqen pas njė konsumi prej mė shumė se 600mg/ditė (=4filxhanė150ml). Studime amerikane kanė treguar se doza
shumė tė larta kafeine(mė shumė se 5gr kefeinė ose 75 filxhanė kafe provokojnė helmim, kafeinizmin qė mund tė shkaktojė koma vdekjeprurėse. Sė fundmi, duhet tė theksohet qė mund tė shfaqet vartėsi ndaj kafes dhe kjo jo pėr arsye tė kafeinės por tė njė pėrbėrėsi tjetėr tė kafes qė quhet methilksanthine.I shumė diskutuar ėshtė dhe ndikimi i kafes nė zemėr.
Nė doza tė zakonshme nuk shkakton as hipertension, as takikardi (rrahje tė shpejta tė zemrės). Kėto simptoma mund tė shfaqen pas konsumit tė dozave mė shumė se 90mg (=1 filxhan 150ml) ose dhe nė doza mė tė vogla te njerėzit qė kanė ērregullime tė ritmit kardiak. Pėr sa i pėrket sistemit gastrointestinal (stomak -zorrė) ndalohet konsumi i kafes pėr personat qė kanė simptoma urthi, (djegie), gastrit, ulēėr.Megjithatė rezultatet e kėrkimeve janė kontradiktore.Duket se ka njė nivel ndjeshmėrie tė stomakut dhe zorrėve qė ndryshon nga personi nė person. Kafja nuk ndikon te mėlēia, pėrkundrazi mund tė pengojė krijimin e njė lloji guri nė tėmth. Edhe njė informacion i rėndėsishėm: konsumi i kafes pak para konsumit tė alkolit e rrit absorbimin e kėtij tė fundit, me rezultat
dehje tė pėrshpejtuar! Nė aparatin e frymėmarrjes ėshtė provuar qė kafja
ul krizat e azmės nė sajė tė kafeinės e cila ka veti relaksuese pėr bronket.
Nga pikėpamja endokrinologjike (hormonale), ėshtė vėnė re se intensiteti i ērregullimeve qė kanė gratė para ciklit tė menstruacioneve ka lidhje me sasinė e kafes qė ato konsumojnė.Por duhet shumė kujdes nė interpretimin e kėtij fenomeni pasi mund tė ketė 2 shpjegime: ose kafja i forcon simptomat ose pėr hir tė simptomave rritet konsumi i saj…Ashtu si pėr gjithēka,edhe pėr kafen rekomandojmė…me masė!

1. Rritje e vigjilencės (tė qenurit esėllmendėrisht)
2. Pengim i formimit tė gurėve nė tėmth
3. Ritje e djegies sė energjisė (kalorive)
4. Rrezikojnė mė pak pėr shfaqje diabeti
5. Ul rrezikun e shfaqjes sė Parkinsonit
6. Ndihmon rendimentin fizik tė sportistėve
7. Nuk ėshtė kancerogjene

Anet pozitive
1. Mund tė shkaktojė nervozizėm, ankth,
2. Pengimi i gureve ne temth
3. Ritje e djegies sė energjisė (kalorive)
4. Rrezikojnė mė pak pėr shfaqje diabeti
5. Ul rrezikun e shfaqjes sė Parkinsonit
6. Ndihmon rendimentin fizik tė sportistėve
7. Nuk ėshtė kancerogjene
ANĖT NEGATIVE
1. Mund tė shkaktojė nervozizėm, ankth, pagjumėsi
2. Mund tė shkaktojė vartėsi
3. Rrit probabilitetin e dėshtimit
4. Rrit kolesterolin

_________________
Nothing can be so amusingly arrogant as a young man who has just discovered an old idea and thinks it is his own.

**_THE GODFATHER_**
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve: 114
Location: ITALIA
Registration date: 27/02/2008

Shiko profilin e anėtarit http://milan.forumandco.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi